Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi i lumtur që do të jetë pjesë e Trabzonsporit

Mesfushori Enis Bardhi ka thënë se ndihet i lumtur dhe i nderuar që do të jetë pjesë e kampionit të Turqisë, Trabzonspor.

Bardhi të enjten i është bashkuar ekipit të ri për t’i kryer kontrollimet mjekësore, përpara se ta firmosë kontratën dhe të prezantohet.

Bardhi te Trabzonspori do të transferuar nga skuadra e Levantes. Detajet ende nuk janë publikuar, por Bardhi tashmë ka folur si lojtari më i ri i ekipit elitar nga Turqia.

“Jam krenar që jam pjesë e ekipit kampion. Ndihem i lumtur që jam këtu. Tash na mbetet t’i finalizojmë të gjitha detajet dhe pastaj të takohem me trajnerin dhe bashkëlojtarët e rinj të skuadrës”, ka thënë Bardhi me të ateruar në Turqi.