Barcelona ishte e vendosur të transferonte Angel Di Marian, por ishte tërhequr kur u informua se PSG për të kërkon së paku 80 milionë euro.
Argjentinasi ishte ndër lojtarët më të kërkuar nga Barça si zëvendësues potencial i Neymarit, që u largua për 222 milionë në muajin gusht drejt PSG-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSuperylli i Barcelonës, Lionel Messi, kishte kërkuar transferimin e bashkëkombësit të tij, por “Mundo Deportivo” thotë se parisienët refuzuan të pranojnë oferta më të ulëta se 80 milionë euro.
Di Maria, që më parë ishte për katër vjet te Real Madridi para se të kalonte te Manchester Unitedi më 2014, mbeti jashtë fokusit të Barçës për shkak të shifrës së lartë që kërkonin francezët dhe vëmendja u kthye kah Philippe Coutinho i Liverpoolit, transferimi i të cilit po ashtu dështoi.