Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona vlerësohet fituese e vërtetë e derbit të Madridit

Barcelona është shpallur fituese e vërtetë e derbit të Madridit nga mediumet spanjolle të dielën, pasi barazimi pa gola mes Atleticos dhe Real Madridit i ka mundësuar Barçës që të krijojë një epërsi prej dhjetë pikëve ndaj dy skuadrave madrilene, dhe të forcohet në krye në La Liga.

Barcelona fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Leganesit në periferi të Madridit, të shtunën, pak orë para se derbi i kryeqendrës në “Wanda Metropolitano” të mbaronte pa gola, gjatë së cilës ndeshje pati tensione dhe kapiteni i Realit, Sergio Ramos, theu hundën, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte luftë dhe Barça e fitoi atë”, ka shkruar në ballinën e saj gazeta sportive “AS”.

“Barça fitoi derbin”, shkroi gazeta “Marca”.

Ballina e gazetës me seli në Barcelonë, “Sport”, po ashtu është fokusuar te skuadra e Barcelonës e drejtuar nga Ernesto Valverde, dhe epërsia e konsiderueshme prej dhjetë pikëve ndaj rivalëve të Madridit.

Nuk ka pasur ndonjë fokus për përcjellësen e parë të Barcelonës, Valencian... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.