Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona synon edhe Griezmannin nëse largohet Neymari

Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona po përgatitet për jetën pa yllin e saj, Neymar, që pritet të bashkohet me PSG-në.

Barcelona synon që yllin Brazilian ta zëvendësojë me lojtarin kryesor të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, raporton Marca, transmeton Koha.net.

Gjiganti spanjoll tashmë ka bërë një listë të ngushtë të lojtarëve që mund ta zëvendësojnë Neymarin, e në të janë të përfshirë edhe Philippe Coutinho i Liverpoolit, dhe ylli i Juventusit, Paulo Dybala.