Lojtarët e Barcelonës e zhvilluan ndeshjen e parë në kuadër të përgatitjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në triumfin bindës ndaj Inter Miamit (6:0) të mërkurën në mëngjes spikati Raphinha, i cili ditë më parë mbërriti në klubin katalanas.
Raphinha luajti pjesën e parë dhe menjëherë tregoi se do të jetë një përforcim i madh për klubin e Xavit.
Ai asistoi te Pierre-Emerick Aubameyang për golin e parë në minutën e 19-të, më pas shënoi në të 25-ën dhe në të 41-ën asistoi te Ansu Fatin për 3:0.
Në pjesën e dytë, trajneri Xavi ndryshoi të gjithë formacionin startues dhe Barça shënoi edhe tre gola të tjerë, ku shënues ishin Gavi në të 55-ën, Memphis Depay në të 69-ën dhe Ousmane Dembele në minutën e 70-të të ndeshjes për rezultatin final 6:0.
Miralem Pjaniq është mungesa e Barçës në këtë fazë përgatitore për shkak të një rasti familjar.
?????? Six bona fide, highlight-reel-worthy goals pic.twitter.com/UmUsVSqeVM
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 20, 2022