Arda Guler mund të paraqitet në kampionatin e Spanjës në edicionin 2023/24. Interesim për futbollistin turk ka shprehur gjiganti spanjoll, Barcelona.
Mësohet se Barça ka nisur bisedimet me Fenerbahçen për 18-vjeçarin e përfaqësueses së Turqisë.
Guler është produkt i akademisë së Fenerbahçes. Në ekipin senior të gjigantit turk kaloi në vitin 2021, ndërsa për Turqinë ka shënuar një gol në katër paraqitje.
Interesim për talentin turk kanë shprehur edhe Newcastle dhe Milani.
Me Fenerin, Guler ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Guler është futbollist ofenziv.