Para pak çasteve janë caktuar çiftet për 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës.
Barcelona në 1/8 e finales do ta ketë përballë Paris Saint-Germainin, ndërsa kampioni në fuqi Bayern Muencheni do të përballet me Lazion, ku luajnë Thomas Strakosha e Vedat Muriqi.
Ndeshjet e para do të luhen më 16, 17, 23 dhe 24 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 9, 10, 16, 17 mars.
“Ne e njohim Parisin shumë mirë. Ka lojtarë të jashtëzakonshëm. Parisi dëshiron të luftojë për titullin e kampionit në Ligën e Kampionëve. Vitin e kaluar ishte shumë afër ta fitonte titullin dhe dëshiron ta fitojë këtë vit. Por, ne kemi diçka për të thënë në këtë”, ka thënë drejtori i Barcelonës, Guillermo Amor.
Në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve të stinorit 2016/17, Barcelona kishte arritur ta bënte kthesën historike ndaj PSG-së.
Pasi kishte humbur ndeshjen e parë në Paris 4:0, fitoi atë të kthimit në “Camp Nou” me 6:1, duke e realizuar golin e kualifikimit në çastet e fundit.

-
Derbi spanjoll e gjerman në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve
-
PSG - Real Madrid, kompletohet shorti i përsëritur i Ligës së Kampionëve
-
Duele interesante në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
-
Tërhiqet shorti për fazën e ardhshme të “Championsit”
-
Kush do ta fitojë ndeshjen e 17-të mes vete, Bayerni apo PSG-ja?