Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona ndan pikët me Gironan

Barcelona nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në Camp Nou ndaj Gironas.

2 me 2 ishte rezultat përfundimtar i takimit, transmeton Koha.net.

Messi i dha epërsinë Barçës në minutën e 19, por në minutën e 35 vendasit mbetëm me një lojtar më pak në fushë kur Lenglet u ndëshkua me të kuq.

E epërsinë e një lojtari më tepër në fushë e shfrytëzoi Girona duke barazuar shifrat përmes Stuanit në minutën e 45, e ishte pikërisht ai që i dha edhe epërsinë Gironas në minutën e 51.

Barçës një pikë ia siguroi Pique me golin e shënuar në minutën e 63.

Përkundër barazimit Barça është lider me 13 pikë, po aq sa ka edhe Reali. Girona në vendin e gjashtë ka 8 pikë.

Artikuj të ngjashëm