Barcelona ka shënuar fitore në ndeshjen për Copa del Rey ndaj Barbastros të dielën. Mysafirët triumfuan me rezultat 3:2, në një ndeshje ku pati shumë të papritura.
Fillimisht goli i parë u shënua në minutën e 18-të nga Fermin Lopez, e për 2:0 realizoi Raphinha, në minutën e 51-të.
Ndërsa, vendasit ia dolën të realizojnë në minutën e 60-të, nëpërmjet Mesa Garridos, e për blaugranët shënoi Robert Leëandoëski në minutën e 88-të.
Goli i dytë për Barbastros erdhi pak para fundit, në minutën e 93-të nëpërmjet pikës së bardhë.
Fitore ka shënuar edhe Real Sociedadi ndaj Malagas. Mysafirët fituan 1:0.