Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona kthehet te fitorja, Fati shënon në rikthim

Barcelona të dielën në “Camp Nou” mposhti Levanten me rezultatin 3:0.

Në minutën e gjashtë të takimit vendasit kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Memphis Depay nga pika e bardhë.

Nikoqirët dyfishuan epërsinë në minutën e 14-të me Luuk de Jong, pas asistimit të Sergino Destit.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë vendasit dominuan duke krijuar raste të mira shënimi. Në minutën e 81-të talentin spanjoll, Ansu Fati u inkuadrua në lojë. Talenti spanjoll u rikthye në fushën e gjelbër pas nëntë muajsh mungesë. Ylli i Barcelonës u rikthye në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gol në minutat shtesë të ndeshjes.

18-vjeçari realizoi një gol të bukur për rezultatin final, 3:0.

Edhe Barcelona fiton me gol në kohën shtesë Sport Barcelona fiton me gol në kohën shtesë

Në këtë ndeshje te Levante, Shkodran Mustafi luajti për 77 minuta.

Barcelona ka 12 pikë në vendin e pestë, ndërsa Levante me katër pikë pozicionohet e 17-ta.