Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona kryen lehtë punën me Real Betisin në nisje të La Ligas

Barcelona e ka nisur me fitore luftën për titull në La Liga. “Viktima” e parë e “blaogranëve” ka qenë Betisi.

Barcelona e ka kryer punën në pjesën e parë të lojës, dhe atë duke shënuar dy gola vetëm brenda katër minutave. Në minutën e 36 Tosca ka shënuar në portën e gabuar, me autogolin që i dha epërsinë ekipit nga Barcelona.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa në minutën e 39 Barcelona e dyfishoi epërsinë, me golin e Robertos. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 0.

Barcelona e ka dominuar tërësisht ndeshjen duke mbajt në posedim topin 60 për qind të kohës.