Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Jesusin

Gabriel Jesus - Manchester City

Pasi Robert Lewandowski pritet të mbetet te Bayerni, skuadra e Barcelonës ka kthyer interesimin kah një sulmues tjetër. Bëhet e ditur se Barça po synon transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, brazilianit Gabriel Jesus shkruan “The Sun”.

Mësohet se Barcelona është gati të ofrojë rreth 30 milionë euro për ta siguruar Jesusin gjatë kësaj vere.

Braziliani po shihet nga trajneri Xavi Hernandez si përforcim i duhur për sulmin dhe po shpreson ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm. Jesus mund të largohet nga City gjatë verës, pasi këtë sezon te City kryesisht është inkuadruar nga banka e rezervistëve. 25-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin e ardhshëm, ndërsa këtë sezon ka shtatë gola e 11 asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm