Barcelona dëshiron të transferojë sulmuesit Lautaro Martinez dhe Neymar këtë verë, përkundër paqartësisë financiare të krijuar nga shpërthimi i koronavirusit, shkruan “El Mundo Deportivo” të enjten, transmeton Koha.net.
Lautaro është prioritet për Barcelonën, ndërsa po ashtu opsion është edhe kthimi i Neymarit.
Argjentinasi Lautaro Martinez ka realizuar 16 gola në 30 ndeshje për Interin këtë stinor, ndërsa veçanërisht ka impresionuar në Ligën e Kampionëve, ku shënoi pesë gola në gjashtë ndeshje të fazës grupore.
Mësohet se Barcelona është duke kryesuar në garën për transferimin e 22-vjeçarit. Barcelona po planifikon të mbledhë paratë për transferime të reja, duke shitur lojtarët si Philippe Coutinho, Arturo Vidal, Antoine Griezmann e Samuel Umtiti, ndër të tjerë.
Neymari ishte larguar nga Barcelona duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit në verën e vitit 2017 për shumë rekorde prej 222 milionë euro. Ai ishte pranë kthimit te Barcelona verën e kaluar dhe do të bëhet sërish përpjekje këtë verë për të kthyer brazilianin.
Neymar është duke insistuar në largimin nga Parisi, për të po interesohet edhe Real Madridi.