Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona insiston në transferimin e Aaronsit

Barcelona po insiston në transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Max Aarons.

Madje, mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje personale me 20-vjeçarin dhe po negocion me Norwich Cityn për transferimin e tij.

Aarons po kërkohet me ngulm nga trajneri i Barçës, Ronald Koemann pas paraqitjeve të mira që pati edicionin e fundit në Premier League.

Te Norwichi, ekip që bën gara këtë edicion në kategorinë e dytë angleze po kërkojnë të paktën 30 milionë euro për ta lënë të lirë mbrojtësin, i cili ka kontratë deri në vitin 2024. Edicionin e fundit, Aarons pati 36 paraqitje në elitën angleze dhe bëri dy asistime.

Artikuj të ngjashëm