Barcelona ka fituar me rezultat të thellë prej 7 me 1 ndaj Osasunas.
Ishte Leo Messi ai që shënoi golin e parë në këtë përballje në minutën e 12, transmeton Koha.net. Epërsinë e dyfishoi Gomes në minutën e 30 pas asistimit nga Rakitiq.
Osasuna në pjesën e dytë e ngushtoi epërsinë përmes Torresit në minutën e 48.
Gomes e shënoi golin e tretë në minutën e 56, kurse Messi e çoi rezultatin në katër me një në minutën e 61.
Më pas Barcelona shënoi edhe tre herë përmes Pacos, dy herë, dhe Mascheranos, i cili shënoi sot golin e tij të parë në fanellën e Barcelonës, pjesë e së cilës është që shtatë vite.
Barcelona është lider me 78 pikë, tre më shumë se Reali.