Messi ka shënuar një gol të bukur për t’i siguruar pikët e plota Barcelonës në derbin e sotëm ndaj Bilbaos.
Katalunasit arritën të marrin pikët e plota në udhëtim te Bilbao, me rezultat prej 0 me 2, transmeton Koha.net.
Leo Messi shënoi pas një aksioni të bukur, të nisur nga vet ai, kurse pasimin e fundit për të e bëri mbrojtësi Jordi Alba.
Në minutën e 90+2 Paulinho e dyfishoi epërsinë e Barcelonës.
Barcelona vazhdon të jetë lider me 28 pikë, kurse Bilbao mban vendin e 11 me po aq pikë.
He started the attack. He finished the attack. pic.twitter.com/g3mkh9ni2Y
— R¹⁰ (@FutboIMessi_) October 28, 2017