Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona fiton derbin kundër Atletico Madridit

Portugezi Joao Felix e ka ndëshkuar skuadrën e tij, Atletico Madridin në ndeshjen derbi të Spanjës.

Felix i huazuar nga Atletico Madridi, ndihmoi Barcelonën ta fitoj derbin e javës së 15-të të La Ligas spanjolle.

Ai shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 28-të. Ndeshja u zhvillua të dielën, ndërsa me këtë fitore Barcelona është ngritur në vendin e tretë me 34 pikë nga 15 ndeshje. Atletico Madrid është një pozitë më poshtë me 31 pikë nga 14 ndeshje.