Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona e regjistron Kounden 

Jules Kounde

U desh kohë, por më në fund Barcelona ia ka arritur që ta regjistrojë Jules Kounden si futbollist të skuadrës. 

Spanjollët tani janë të kompletuar edhe pse pati telashe të shumta në regjistrimin e tyre për shkak të çështjes financiare dhe rregullave të vendosura nga La Liga. 

Robert Lewandowski dhe Raphinha u regjistruan vetëm një ditë para se të niste kampionati, kurse Kounde, ka humbur dy ndeshjet e para në ligë. 

Me regjistrimin e Koundes të gjithë futbollistët e Barcelonës kanë të drejtë loje. Barcelona të dielën luan kundër Valladolidit në orën 19:30.