Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona bën rikthimin e madh në vendin ku s’dinte për fitore qe 11 vjet

Barcelona ka mposhtur Real Sociedadin duke bërë një përmbysje fantastike.

Katalonasit arritën të marrin fitoren e parë në La Ligë në Estadio Anoeta që prej vitit 2007, duke fituar 2 me 4.

Sociedadi doli i pari në epërsi përmes Willian Joses në minutën e 11-të, ndërsa Juanmi dyfishoi epërsinë 23 minuta më pas. Paulinho ngushtoi rezultatin në pjesën e parë, para se Luis Suarez me dy gola dhe Lionel Messi me një tjetër të përmbysnin gjithçka në pjesën e dytë.

Në tabelë, Barça ka 51 pikë në pozitën e parë dhe mbetet nëntë pikë para Atletico Madridit që e ndjek. Valencia është e treta me 40 pikë, kurse rivali i madh i Barcelonës, Reali ka vetëm 39 pikë në pozitën e katërt.