Barcelona është shumë afër të shkruajë historinë në Ligën e Kampionëve.
Katalunasit tani janë duke udhëhequr me rezultat 3 me 0 ndaj PSG-së, dhe i duhet vetëm edhe një gol për të çuar takimin në vazhdime, ndërsa dy për kualifikim direkt, transmeton Koha.net.
Ishte Leo Messi që nga pika e bardhë e çoi rezultatin në 3 me 0.
PSG kishte fituar takimin e parë 0-4, dhe tani rezultati i përgjithshëm është 3 me 4.