Skuadra e Barcelonës do të jetë pa mesfushorin Ilkay Guendogan për ndeshjen e radhës në La Liga. Guendogan do t’i mungojë Barcelonës në duelin kundër Betisit, i cili zhvillohet të shtunën dhe i takon xhiros së pestë të kampionatit spanjoll.
Guendogan nuk do të jetë i disponueshëm për këtë përballje pas lëndimit që e ka pësuar me Përfaqësuesen e Gjermanisë. Ai u lëndua në miqësoren ndaj Francës dhe u detyrua ta lëshoj fushën para kohe.
Megjithatë, lëndimi nuk është serioz dhe gjermani do të pauzojë këtë javë për të qenë i gatshëm për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, që Barça e luan javën e ardhshme kundër Antwerpit.
32-vjeçari që iu bashkua ekipit spanjoll këtë verë, ka 2 asistime në 4 paraqitje këtë edicion në La Liga.