Barcelona po synon të ofrojë shërbimet e Memphis Depayt dhe një shumë të konsiderueshme parash për t’i siguruar shërbimet e Robert Lewandowskit.
Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin polak për 30 milionë euro, por është e gatshme të paguajë deri në 35 milionë euro. Kontrata e Lewas me Bayern Munich skadon në verën e vitit 2023.
Nëse kjo nuk mjafton, Barcelona do të konsiderojë joshjen e kampionëve gjermanë me sulmuesin holandez, Depay.
Lewandowski ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga “bavarezët” pasi dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij.