Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça mposht Atleticon, shkëlqejnë Messi e Suarez

Foto: Reuters

Barcelona ka fituar derbin ndaj Atletico Madridit me rezultat prej 2 me 0.

Në minutën e 28 të takimit Diego Costa u ndëshkua me karton të kuq, gjë që ia vështirësoi jashtëzakonisht shumë gjërat Atletico Madridit në një Camp Nou të “çmendur”, transmeton Koha.net.

E në pjesën e dytë Barça arriti të shënojë dy herë.

Suarez shënoi një gol të bukur në minutën e 85 nga një asistim i Albas.

E pas dy minutave në skenë doli Leo Messi për të treguar shfaqur sërish magjinë e tij në fushë.

Edhe Me një gol nga Messi, Barcelona mposht në shtëpi Atleticon Sport Me një gol nga Messi, Barcelona mposht në shtëpi Atleticon

Në krye të tabelës Barcelona ka 73 pikë, derisa Atletico në vendin e dytë ka 62 pikë.

Image