Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për anësorin e Chelseat, Willian, të cilin synon ta transferojë gjatë janarit.
Në javët e fundit të afatit kalimtar të verës Barça tentoi transferimin e Philippe Coutinhos nga Liverpooli, por ofertat e klubit spanjoll u refuzuan nga anglezët.
Goal raporton se Barça do të bëjë një ofertë të përmirësuar për brazilianin, derisa Ernesto Valverde ka identifikuar Willianin si alternativë nëse dështon transferimi i Coutinhos.