Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça dëshmoi se mund të shkëlqejë edhe pa posedim të topit

Protagonisti ishte i njëjtë dhe shumica e lojtarëve përkrahës ishin të zakonshmit.

Dallimi i vetëm për Lionel Messin dhe bashkëlojtarët e tij te Barcelona kësaj radhe ishte trajneri.

Barcelona ka rizbuluar veten nën drejtimin e Ernesto Valverdes, duke dëshmuar se mund të ndryshojë stilin e vet nëse është e nevojshme dhe prapë të jetë e suksesshme, përcjell Koha Ditore shkrimin e AP.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, të mërkurën, ishte shembull perfekt. Barcelona u detyrua ta dorëzojë lojën e saj të njohur me posedim të topit, por prapë triumfoi, madje bindshëm 3:0. Klubi është në prag të arritjes në finalen e parë të Ligës së Kampionëve pas katër vjetëve, kur edhe kishte fituar së fundi trofeun.

"Ata ishin në gjendje të impononin lojën e tyre dhe ishte e vështirë për ne. Ne tentuam ta ngadalësonim ritmin, por ata vazhdonin të bënin presion. Më pëlqeu se si përballuam vuajtjen dhe se si u përgjigjëm. Ne arritëm fitore ndaj një skuadre shumë të fortë", ka thënë Valverde.

Ndonëse luajti në shtëpi, Barcelona përfundoi ndeshjen me më pak posedim të topit se Liverpooli, 48 për qind me 52. Ishte hera e parë që një skuadër pati më tepër posedim të topit sesa Barcelona në Ligën e Kampionëve, që nga gjysmëfinalet kundër Bayern Muenchenit në vitin 2015...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)