Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barazimi pa gola i mjaftoi Betisit

Skuadra në formë Real Betisi, ka kaluar në një të tetën e finales në Ligën e Evropës.

Pavarësisht se të enjten mbrëma Betisi dhe Zeniti i Rusisë barazuan pa gola, tutje kalon skuadra andaluziane.

Betisi në Rusi kishte fituar me rezultatin 3:2 ndaj Zenitit dhe kjo ishte e mjaftueshme për ndeshjen e kthimit.

Zeniti në fakt e shënoi një gol të enjten mbrëma nëpërmjet Dimitri Chistyakovit, por gjyqtari kryesor e anuloi atë për shkak të një ndërhyrjeje të palejuar.

Shorti i fazës së ardhshme në Ligën e Evropës tërhiqet të premten.