Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barazimet që dikur entuziazmonin, tash vlerësohen pak

Kanë shumë të përbashkëta fillimet e periudhave të përfaqësueses së Kosovës në futboll. Përfaqësuesja e futbollit të hënën mbrëma në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë nisi periudhë të re të saj - luajti ndeshjen e parë kualifikuese për kampionatin evropian.

Kosova luajti ndaj Bullgarisë dhe ndeshja përfundoi 1:1, rezultat që nuk ka kënaqur përzgjedhësin dhe lojtarët e Kosovës. Edhe tifozët, që janë të entuziazmuar për përfaqësuesen, kanë vlerësuar se Kosova ka merituar më shumë se barazimi 1:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me paraqitje në kualifikime për Evropian, nuk do të ketë më "territore të pashkelura" për përfaqësuesen e Kosovës, përjashto këtu arritjen në fazën finale të garave të mëdha - botëror apo evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Në të vërtetë përfaqësuesja e Kosovës luan ndeshje prej fillimit të viteve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ndonëse edhe më herët seleksione të ndryshme të Kosovës kanë pasur aktivitete e ndeshje. Në vitet nëntëdhjeta, nën okupim, Kosova ka pasur pak aktivitete e pas çlirimit, prej vitit 1999 e tutje, aktivitetet ishin më të shumta.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")