Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barazim dramatik në derbin Prishtina – Gjilani

Nuk ka dhënë fitues derbi i xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Në Suharekë u takuan Prishtina e Gjilani, ndërsa ndeshja përfundoi 2:2. Te pika e madhe, Prishtina ka ardhur me dy gola të shënuar në fazën finale të ndeshjes.

Gerhard Progni e Arbër Prekazi shënuan për epërsinë 2:0 të Gjilanit. Por Otto John (79’) dhe Endrit Krasniqi (91’) shënuan gola për Prishtinën për të barazuar rezultatin në 2:2. Madje Krasniqi shënoi supergol nga një goditje dënimi.

Gjilani mbetet i dyti me 43 pikë, dy më pak se Ballkani. Prishtina është e gjashta me 26 pikë.