Fushë Kosova dhe Malisheva kanë luajtur pa gola pas pjesës së parë në ndeshjen që po zhvillohet në Lipjan, në stadiumin “Sami Kelmendi”.
Ndeshja i takon xhiros së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Rastin më të mirë e pati Drilon Hazrollaj i Malishevës në minutën e 41-të.
Ai gjuajti me kokë por intervenoi mirë portieri i Fushë Kosovës, Armend Rugji.