Sport

Pa gola në pjesën e parë në duelin Malisheva – Drita

Malisheva dhe Drita kanë luajtur baras pa gola në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së 26-të të elitës së futbollit kosovar.

Ky ballafaqim po zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Ronald Sobowale i Malishevës.

Ai në një kundërsulm të shpejtë e kaloi portierin e Dritës, Faton Maloku, por gjuajti jashtë, ani pse porta ishte e zbrazët. Ky ishte rast i minutës së 43-të dhe ishte më i miri në pjesën e parë.