Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balotelli synon rikthimin në Serie A, por jo te Milani

Mario Balotelli synon që të rikthehet në elitën e futbollit italian, por jo te Milani.

Kontrata e Balotellit me Nicen i skadon në verë, dhe sulmuesi ka thënë se përfundimisht dëshiron të rikthehet në Serie A, transmeton Koha.net.

“Do të doja të rikthehesha në Itali. Ka shumë ekipe që po më përcjellin, por mund të them se Milani nuk është njëra ndër to. Nuk ka asnjë gjasë që të rikthehem te Rossonerët. Te Nice me shumë gjasë s’do të qëndroj, megjithëse nuk e di me saktësi. Por, sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni im i fundit këtu, përkundër që ishte sezoni im më i mirë në Francë”, ka thënë Balotelli për Calciomercato.