Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balotelli lihet jashtë listës për plejofin e Kupës së Botës

Mario Balotelli është lënë jashtë listës së Italisë për ndeshjet e plejofit të Kupës së Botës, ndërsa kampionja e Evropës nuk do ta ketë të gatshëm as mesfushorin Manuel Locatelli, i cili doli pozitiv në testin për koronavirus.

Italia përballet me Maqedoninë e Veriut në Palermo të enjten.

Nëse “azzurrët” mposhtin Maqedoninë e Veriut, ata do të luajnë me fituesin e ndeshjes ndërmjet Portugalisë dhe Turqisë, për një vend që dërgon në Kupën e Botës në Katar, në fund të këtij viti.

Italia dështoi të kualifikohej për Botërorin e vitit 2018. Mungesa në dy kupa të botës rresht do të ishte pika më e ulët për kampionen e katërfishtë të botës.

Balotelli ishte në kampin stërvitor për tre ditë në muajin janar, tre vjet pasi u paraqit për herën e fundit me fanellën e Italisë.

Italisë do t’i mungojë edhe sulmuesi Federico Chiesa, i cili nuk ka luajtur që prej muajit janar për shkak të operimit në ligamentin e gjurit të majtë.

Artikuj të ngjashëm