Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani prezanton Bunjakun si drejtor sportiv

Omer Bunjaku do të jetë drejtori i ri sportiv i Ballkanit. 32-vjeçari nga Shkupi do ta zëvendësoj Nderim Nexhipin, i cili gjatë verës së këtij viti mori detyrën e drejtorit sportiv te skuadra turke Manisaspor.

Bunjaku më herët ka qenë drejtor sportiv te skuadra e Shkupit.

“Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar. Mirë se vjen Omer Bunjaku! 32-vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në plejofin e Ligës së Konferencës. Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, shkruan në njoftimin e klubit nga Suhareka.