Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani prezanton Albion Rrahmanin

Golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Albion Rrahmani, karrierën do ta vazhdojë te Ballkani.

Të mërkurën, klubi nga Suhareka e ka prezantuar sulmuesin 20-vjeçar, i cili në sezonin e fundit shkëlqeu me Malishevën.

Rrahmani ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me Ballkanin, derisa ekipi suharekas po e gjuan “Lewandowski i Ballkanit”.

“Paraqitjet mbresëlënëse të cilat i ka pasur ne FC Malisheva e kanë bërë qe atij ti vihet pseudonimi “Lewandovski”. Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar qe Albionin ta sjellim ne klubin tonë. Urojme që tani Lewandovski i Ballkani-t të na ndihmojë në arritjet e klubit si dhe atij personale”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e Ballkanit.

Sulmuesi nga Podujeva nuk kishte gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Malishevës për ta vazhduar kontratën.

Artikuj të ngjashëm