Ballkani e ka mbyllur me epërsi 2:0 pjesën e parë të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës. Kampioni i Kosovës është duke e fituar në Malishevë.
Mamadou Danfa në minutën e 25-të shënoi golin e parë, ndërsa Nazmi Gripshi realizoi për 2:0 në minutën e 44-t. Gjuajtja e Gripshit në fakt u devijua nga kapiteni i Malishevës, Dren Kryeziu.
Ndërkohë pa gola është mbyllur pjesa e parë në mes të Vjosës dhe Suharekës.
Në gjysmëfinale janë kualifikuar Drita dhe Prishtina.
Artikuj të ngjashëm