Ballkani i Ismet Munishit ka kaluar në epërsi që nga minuta e 32’ e takimit, në derbin e javës ndaj Feronikelit.
Golin për “ballkanasit e Suharekës” e shënoi Blend Baftiu, pas një gabimi të Astrit Thaçit.
Kujtojmë se Munishi ka thënë se në ndeshjen si mysafir ndaj Ferronikelit në Drenas do të ishte i kënaqur edhe me një barazim.
Por kampioni në fuqi, Feronikeli, po kalon nëpër një krizë. Sot në krye të bankës debuton trajneri Agim Sopi.