Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani humb penalltinë, pa gola në Suharekë

Skuadra e Ballkanit ka humbur rast ideal për të kaluar në epërsi gjatë pjesëlojës së parë kundër Dukagjinit. Në minutën e 30-të, u akordua penallti për Ballkanin pas ndërhyrjes së Rinor Kuqit ndaj Ermal Krasniqit.

Ndërsa, nga pika e bardhë dështoi Blendi Baftieu, gjuajtjen e të cilit e priti portieri Altik Muhaxhiri.

Pas penalltisë së humbur, rezultati në Suharekë vazhdon të jetë 0:0.