Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani – Drita, përballja e dy ekipeve më të forta në Kosovë

Blend Baftiu e njeh më mirë se çdo lojtar tjetër i Dritës ekipin e Ballkanit, klub me të cilin pak muaj më parë doli kampion i Kosovës. Pranon se ekipi nga Suhareka ka ekip cilësor. Por, edhe Drita, klub për të cilin luan, thekson se është ekip i fortë.

Në fakt, të dielën do të përballen dy ekipet më të forta në Kosovë. Ballkani e Drita do të përballen në “Rexhep Rexhepi” në Drenas nga ora 15:00. Ballkani është nikoqir, ndërsa ndeshja i takon javës së gjashtë të Superligës në futboll.

Baftiu në konferencën për media të shtunën ka theksuar se Drita është e motivuar për ta mposhtur kampionin, Ballkanin.

“Për ne është ndeshja e radhës dhe nuk ka ndonjë presion të veçantë. Kemi përgatitur ndeshjen mjaft mirë. Gjatë tërë javës kemi analizuar ekipin dhe jemi të gatshëm. Nuk diskutohet që Ballkani ka ekip cilësor, mirëpo motivi është shumë i lartë te ne dhe cilësia e kualiteti më bën të besoj se ne do të dalim me fitore nga kjo ndeshje”, ka thënë Baftiu. Baftiu njihet për paraqitjet e rralla në media. Por, ai foli gjatë në konferencë duke insistuar se Drita ka lojtarë të shpejtë që pa problem mund të dalin në rast për gol.

“Do të mundohemi t’i mbyllim pikat e tyre të forta dhe t’i shfrytëzojmë hapësirat që do t’i lë kundërshtari. Kemi lojtarë kualitativë dhe të shpejtë, që besoj nuk do ta kemi problem të kalojmë përpara e të krijojmë raste për gol. Atmosfera është shumë e mirë në grip dhe shpresoj të kemi edhe pak fat e të dalim me fitore”, është shprehur Baftiu.

Edhe Ballkani dhe Drita me synim të njëjtë, ta fitojnë derbin Sport Ballkani dhe Drita me synim të njëjtë, ta fitojnë derbin

Baftiu është një prej shumë përforcimeve të Dritës për sezonin aktual. Edhe Ballkanit nuk i kanë munguar përforcimet. Në bazë të ndryshimeve që janë bërë para fillimit të sezonit 2022/2023, Ballkani e Drita vlerësohen si ekipet më të forta në Kosovë. Janë favoritët kryesorë për në garën për titull dhe Kupë.

“Pres një futboll kualitativ, sepse takohen dy skuadrat që viteve të fundit e kanë pasur fjalën kryesore në kampionat apo edhe për shkak të cilësisë sepse të dyja skuadrat si njëra si tjetra kanë futbollistë shumë cilësorë. Për këtë pres që ky derbi ta arsyetojë epitetin. Takohemi me skuadrën besimplotë në kampionat, por gjithashtu në Evropë ka ecur shumë mirë. I kemi marrë të gjitha masat, kemi pasur javën e plotë për të analizuar në detaje kundërshtarin dhe për këtë jam i bindur se futbollistët tanë do të sakrifikojnë gjithçka për të dalë mirë nga kjo ndeshje. Apo me planin që kemi përgatitur, kam besim të plotë se do të paraqitemi dhe ta nxjerrim atë sa më mirë në fushë”, ka thënë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

Nuhiu nuk do të mund të llogaritë në Muharrem Jasharin e lënduar. Në dyshim për këtë ndeshje derbi te Ballkani është edhe Edvin Kuç, që javën e kaluar pësoi lëndim. Kuç nuk luajti për Ballkanin edhe në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Konferencës të enjten pasdite kundër Clujit të Rumanisë. Ndeshja në Prishtinë u mbyll 1:1, ndërsa Ballkani ishte në epërsi 1:0 deri në minutën e 90-të me golin e Armend Thaqit.

Thaqi thotë se Ballkani do të luftojnë që ndaj Dritës të dalin triumfues. Në tri ndeshjet e para ekipi nga Suhareka ka shënuar po aq fitore. Të tria fitoret i ka arritur me rezultat, 1:0. Një pozitë më poshtë se Ballkani, në vendin e tretë me katër ndeshje të luajtura, është Drita. Drita ka dy fitore e dy barazime.

“Vetë qasja jonë në tri ndeshjet ku jemi futur me formacionin më të mirë tregon se synojmë të arrijmë suksesin e sezonit të kaluar. Personalisht motivin e kam të njëjtë si kundër Prishtinës, ashtu edhe Clujit. Do ta japim maksimumin për ta fituar edhe ndeshjen kundër Dritës që e kemi të dielën. Ne jemi kampion dhe duhet ta dëshmojmë që e kemi fituar me meritë”, ka theksuar Thaqi.

Të dielën luhet edhe një tjetër derbi, ajo në mes të Gjilanit dhe Prishtinës. Te lideri, Gjilani, e vlerësojnë si përballje të vështirë takimin kundër Prishtinës.

“Është ndeshje e vështirë përballë një kundërshtari të vështirë, që ka zhvilluar ndeshje të mira këtë edicion dhe ka marrë fitore në fusha të vështira. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe presim ta japim maksimumin nga kjo përballje. Presim ndihmën e shikuesve në këtë takim. Shikuesit janë motiv për ne”, ka thënë Granit Jashari i Gjilanit.

Gjilani është lider me 13 pikë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Prishtina e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi në katër ndeshje ka fituar shtatë pikë. Munishi, para se të emërohej trajner i Prishtinës, punoi të Gjilani.

“Ndeshja e radhës ndaj Gjilanit do të jetë e vështirë, duke e pasur parasysh ecurinë e Gjilanit në këtë takimet e para. Gjithsesi, ne do të luftojmë për rezultat pozitiv, gjithmonë duke e ditur se kemi të bëjmë një skuadër shumë cilësore si Gjilani. Prishtina nuk ka ndonjë përparësi në këtë ndeshje. Gjithçka do të varet nga serioziteti dhe paraqitja që do ta kemi në ndeshje, si ne, ashtu edhe Gjilani. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Jemi një grup i bashkuar me njëri-tjetrin dhe ky është element shumë pozitiv që e bën grupin edhe më të fortë”, ka thënë mesfushori i Prishtinës, Kushtrim Gashi.

Superliga – Java 6

E shtunë

Malisheva – Dukagjini 1:1

(Shënues: Shillova 24’ – Morina 77’)

Drenica – Trepça ’89 2:5

Edhe Drita e gatshme ta tregojë forcën edhe ndaj Ballkanit Sport Drita e gatshme ta tregojë forcën edhe ndaj Ballkanit

(Shënues: Koxy 30’, 50’ – Sekiraqa 24’, Mba 30’, 90’, Dushi 52’, Gashi 90+5’)

E diel (15:00)

Ferizaj – Llapi

Gjilani – Prishtina

Ballkani – Drita


1. Gjilani 5 4 1 0 8:3 13

2. Ballkani 3 3 0 0 3:0 9

3. Drita 4 2 2 0 8:3 8

4. Malisheva 5 2 1 2 8:7 7

5. Prishtina 4 2 1 1 4:3 7

6. Trepça ’89 5 1 2 2 12:12 5

7. Llapi 5 1 2 2 5:9 5

8. Drenica 6 1 2 3 4:8 5

Edhe Drita bëhet gati për festë Futboll Drita bëhet gati për festë

9. Ferizaj 5 0 3 2 4:7 3

10. Dukagjini 6 0 2 4 3:7 2