Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani “blindon” portierin edhe për dy vjet

Portieri Damir Ljuljanoviq do të jetë pjesë e Ballkanit deri në verën e vitit 2024. Ekipi nga Suhareka të enjten ka zyrtarizuar marrëveshjen e arritur me Ljuljanoviqin.

30-vjeçari nga Mali i Zi e ka vazhduar edhe për dy vjet bashkëpunimin me Ballkanin.

Ai iu bashkua Ballkanit në verën e vitit të shkuar kurse në sezonin e parë në Kosovë, regjistroi katër paraqitje në Superligë.

“Damir Ljuljanoviq vazhdon edhe dy vite me FC Ballkanin! Gardiani ynë u bë pjesë e rrugëtimit tonë edhe për dy vite të tjera. I dëshirojmë suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar Ballkani në njoftimin e postuar në Facebook.

Luljanoviqi është portier i dytë i klubit suharekas. 

Artikuj të ngjashëm