Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani angazhon një futbollist holandez

Ballkani ka bërë një përforcim në prag të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra nga Suhareka të martën mbrëma ka zyrtarizuar angazhimin e sulmuesit anësor, holandezit Dilivio Hoffman. Ai ka firmosur me Ballkanin kontratën e vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Hoffman deri më tani ka qenë pjesë e futbollit holandez. Ai është nga Rotterdami, ndërsa së fundi ishte në nivelin e tretë holandez.

Ka luajtur për skuadra si Spartaan, Excelsios, Twente U21, Xerxes, Den Bosch U21, De Treffers e TEC.