Sport

Ballafaqim i fortë mes Alexander-Arnoldit dhe Viniciusit

Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet të shtunën, por vëmendje do të kenë edhe dy futbollistë në veçanti.

Vinicius Junior do ta ketë përballë Trent Alexander-Arnoldin, brazilianin këmbëshpejtë kundër anglezit që shpeshherë ka probleme në mbulimin një për një.

Arma më e fortë e Liverpoolit kundër Real Madridit mund të jetë kundërsulmi. Që të dy do të kenë detyra shtesë taktike.

Alexander-Arnold në 46 paraqitje gjithsej ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar plot 19 asistime në këtë edicion.

Nga ana tjetër, braziliani Vinicius Jr, në 51 ndeshje të luajtura ka realizuar 21 herë dhe ka asistuar në 20 raste.