Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale s’e ka ndërmend të largohet nga Reali

Gareth Bale nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi

Sipas të përditshmes “AS”, sulmuesi anësor ka njoftuar drejtuesit e klubit se nuk e ka ndërmend të lëvizë gjatë kësaj vere, transmeton KTV.

Madje, uellsiani ua ka bërë me dije madrilenëve se do të pranojë të jetë edhe në bankën rezervë vetëm për të mbetur në Madrid.

Për Balen interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane, por paga e lartë e lojtarit prej 15 milionë euro në sezon ka qenë pengesë e largimit.

Bale ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022.

Artikuj të ngjashëm