Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-0 ndaj Espanyolit në kuadër të La Ligas, transmeton Koha.net.
Kurse një rikthim sensacional nga lëndimi ka bërë Gareth Bale, që ishte një nga golashënuesit e këtij takimi.
Morata shënoi golin e parë në minutën e 33, kurse Bale shënoi në minutën e 83.
Reali vazhdon të jetë në krye të tabelës me 52 pikë, katër më shumë se ndjekësi i parë Barcelona.
Artikuj të ngjashëm