Trajneri i Tottenhamit, Jose Murinho ka folur për situatën e uellsianit Gareth Bale në skuadrën londineze.
Portugezi ka bërë ditur se Bale duhet të jetë në formë të mirë për të qenë pjesë e formacionit titullar.
“Të gjithë e dimë vështirësitë që ai kishte për disa sezone. Mirëpo, gjëja më e rëndësishme për të është të jetë i qëndrueshëm dhe në formë të mirë. Ai është një lojtarë kualitativ por sigurisht që i duhet të punoj shumë”, u shpreh Mourinho.
Bale është huazuar te londinezët nga Real Madridi, deri në fund të këtij edicioni. 31-vjeçari nuk ka arritur të lë gjurmë te londinezët ku në gjashtë paraqitje në Premier League, ka shënuar një gol.
Klubi anglez thuhet se nuk do të shfrytëzoj ë drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit në fund të huazimit.