Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bajselmani: Të debutosh me Kosovën ndjenjë e veçantë

Me Përfaqësuesen e Kosovës ka debutuar sot ndaj San Marinos edhe mbrojtësi Destan Bajselmani.

22-vjeçari luajti për 90 minuta në fitoren ndaj San Marinos me rezultatin 4:1.

Për mbrojtësin e krahut të djathtë debutimi me Kosovën është një ndjenë fantastike.

“Jam ndjerë shumë mirë kam pasur emocione pasi ishte hera e parë që luajë, por jam krenar që kam pasur mundësin të luajë me Kosovën dhe ishte një ndjenë e veçantë dhe fantastike. Kemi një grup të lojtarëve shumë cilësorë dhe mund të arrijmë edhe më lartë dhe rezultate pozitive. Jam i fokusuar të jap maksimumin edhe shpresoj të vazhdoj me paraqitje të mira në këto takime”, tha Bajselmani.

Artikuj të ngjashëm