Mesfushori ofensiv Nedim Bajrami do të vazhdojë karrierën në Serie B të Italisë.
Bajrami 20-vjeçar është huazuar nga Grasshoppersi i Zvicrës tek Empoli.
Më herët mediat zvicerane kanë shkruar se Bajrami do të kalojë te Juventusi e më pas të huazohet tek Empoli. Por të mërkurën nuk është bërë e ditur që gjiganti italian të jetë i përfshirë në transferimin e Bajramit.
Ai është pjesë e U-21 të Zvicrës, ndërsa ka luajtur për të gjitha grupmoshat e shtetit helvetik.
Te Grasshoppersi edicionin e kaluar ishte lojtari më i mirë. Por Grasshoppersi nuk ia doli të siguronte ekzistencën në Superligën zvicerane dhe tani po luan në kategorinë e dytë.
Në kontratën e huazimit është paraparë opsioni që Empoli të blejë plotësisht kartonin e Bajramit.