Adrian Bajrami ka bërë të ditur se atmosfera është shumë e mirë në kampin e Shqipërisë që po përgatitet në Spanjë për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Ai nga Spanja u është drejtuar tifozëve shqiptarë se është i lumtur që është grumbulluar me Shqipërinë.
“Përshëndetje nga unë Adrian Bajrami. Jam në Spanjë me Kombëtaren, po përgatitemi për dy ndeshjet miqësore. Atmosfera është shumë e mirë. Kam një mesazh për tifozët: Mos harroni, gjithmonë Forca Shqipëria!”, është shprehur Bajrami me një mesazh të publikuar në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Shqipëria ndaj Spanjës luan të shtunën, derisa ndaj Gjeorgjisë më 29 mars.
Artikuj të ngjashëm
-
Sylvinho: Po vjen një moment shumë i bukur
-
Te Zvicra konfirmojnë se mbrojtësi i Shqipërisë është në planet e tyre
-
Shqipëria fton tifozët për përkrahje në ndeshjen ndaj Izraelit, shumë komente kundër
-
Rrahmani: Nëse e ke përkrah Vedatin, është shtysë e madhe
-
Shqipëria konfirmon miqësoret e qershorit, Kosova në bisedime