Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bajoku ndalet në gjysmëfinale, fiton medaljen e bronztë

Boksieri i Kosovës, Shpejtim Bajoku është ndalur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë. Megjithatë, Bajoku e ka fituar medaljen e bronztë.

Bajoku i kategorisë deri 63 kilogramë u mposht nga boksieri i Algjerisë, Yahia Abdelli. Ai fitoi raundin e parë, ndërsa dy të tjerët i fitoi algjeriani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bajoku ishte boksieri i fundit i Kosovës që u ngjit në ring të enjten. Ditë më parë pa sukses i mbyllën, Bashkim Bajoku, Patriot Behrami dhe Lorent Murati.