Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Baftiu kalon Dritën në epërsi

Blend Baftiu ka kaluar Dritën në epërsi në ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës. 

Drita është duke fituar 1:0 në udhëtim te Fushë Kosova, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, për shkak se stadiumi i qytetit në Fushë Kosovë nuk plotëson kriteret për ndeshje të Superligës. 

Besnik Krasniqi qëlloi transversalen nga gjuajtja e lirë, ndërsa nga topi i kthyer përfitoi Baftiu që shënoi me kokë për 1:0, në mnutën e 32-të.