Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka shfaqur interesim për shëndetin e kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi, për lëndimin e të cilës nuk ishte në dijeni deri para takimit me drejtuesit e anëtarët e KOK-ut.
I pari i sportit në botë është interesuar për gjendjen shëndetësore të Kelmendit gjatë takimit me anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, Shqipe Bajçinca – Brestovci Agron Kuka, si dhe zyrtaren e KOK-ut, Rejhan Halili.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimi ka ndodhur në Vilnius të Lituanisë, ku po mbahet “Forumi i Evropës për Avancimin e Grave në Rolet Udhëheqëse” dhe në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e KOK-ut.
Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, ka treguar për bisedën me Bachun.
“Jam takuar edhe dy herë më parë me z.Bach dhe duke qenë edhe kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, u ndalë më shumë tek ne. Ai më pyeti për Majlinda Kelmendin, për të cilën nuk kishte qenë në dijeni për lëndimin dhe u befasua kur i tregova. Bach u shqetësua dhe u interesua duke më pyetur se ku është duke kryer rehabilitimin dhe nëse është në duar të sigurta”, tregon Kuka për faqen zyrtare të KOK-ut.
Presidenti i KON-it ishte ai që ia kishte dorëzuar medaljen e artë Majlindës në Lojërat Olimpike “RIO 2016”.
“Më porositi t’i bëjë të fala Majlindës dhe më tha se e ka përkrahjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”, shton më tej kryetari i FXHK-së.
Kelmendi u lëndua në botërorin e Budapestit, për çka u operua muajin e kaluar në Slloveni. Për rehabilitimin e saj në Slloveni, KOK-u e ka mbështetur me 4 mijë Euro.